Në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Republika” (1923–1925), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore; botohej pjesërisht edhe në frëngjisht.
U nda nga jeta Sali Butka, veprimtar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit gjatë Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857.
U zhvillua “Kryengritja e Rrafshit të Dukagjinit”, kryengritja më e fuqishme shqiptare në Kosovë kundër pushtetit serb, për çlirim e bashkim kombëtar, në periudhën midis dy luftërave botërore.