Themelimi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Lexo ngjarje:

Me emërtimin e sotëm ATSH u ngrit Agjencia Telegrafike Shqiptare, institucioni qendror informativ i Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e Agjencisë Telegrafike Shqiptare ka filluar me njoftimet e para të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës (1912), në përbërje të së cilës u përfshi edhe Ministria e Postë-Telegrafës (4 dhjetor 1912). Si burim kryesor i informacionit në Shqipëri, ajo ka mbledhur, ka publikuar e ka shpërndarë informacione të medias dhe të çfarëdo lloji tjetër shërbimi që lidhet me komunikimin masiv. Agjencia Telegrafike Shqiptare boton buletinin në gjuhët shqipe, angleze e frënge në shërbim të mediave, institucioneve qendrore e vendore, organizmave ndërkombëtarë dhe organizatave të tjera nga bota politike e shoqërore. ATSH ka një rreth të gjerë gazetarësh, përkthyesish, korrespondentësh në gjithë territorin e vendit, si edhe në rajon (Kosovë, Maqedoni, Greqi etj.). Ajo është e lidhur on-line me agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë e në Evropë, si dhe me rreth 20 agjenci nga Ballkani e Mesdheu. Agjencia Telegrafike Shqiptare transmeton çdo ditë rreth 200 lajme dhe është në gjendje t’i ofrojë ato në kohë reale, duke mbuluar ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike, të kronikës, kulturës, spektaklit, sociales dhe sportit nga Shqipëria, rajoni dhe bota. (Në fotografi: Logo e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 25.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img