Vangjush Mio

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Vangjush Mio, piktor, pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Lindi në Korçë, në vitin 1891. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si “poeti” i peizazhit shqiptar. Vangjush Mio kreu studimet për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura të Bukureshtit, Rumani (1915–1919) dhe në Romë, ku kreu studimet në Akademinë Mbretërore të Shën Lukës (San Luca, 1924). Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Shtëpia e artistit në Korçë është shpallur “Shtëpi muze” dhe Qendra Kulturore mban emrin e tij. Është vlerësuar me titullin “Piktor i Popullit”. (Në fotografi: Vangjush Mio, autoportret, 1939.)

Teksti: Ylli Drishti

Fotografia: © http://www.albanianart.net/painting/mio/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img