herit_admin

Ismail Nikoçi

Në Barbullush të Shkodrës u vra Ismail Nikoçi, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe pjesëmarrës në lëvizjen për çlirim e bashkim kombëtar në viset shqiptare veriore të pushtuara nga Mali i Zi dhe Serbia.

Perlat Rexhepi

Në Vajzë të Vlorës lindi Perlat Rexhepi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Abdurrahman Shala

Në Vushtrri (Kosovë) lindi Abdurrahman Shala, aktor, regjisor.

Themelimi i Shkollës Ushtarake Mbretërore

Në Tiranë u themelua Shkolla Ushtarake Mbretërore (1928–1933), shkollë ushtarake e sistemit të arsimit të mesëm.

Rifat Kukaj

Në fshatin Terstenik të Drenasit (Kosovë) lindi Rifat Kukaj, shkrimtar, përkthyes letrar.

Xhavit Ahmeti

Në Përlepnicë të Gjilanit (Kosovë) lindi Xhavit Ahmeti, kimist, profesor universiteti.

Dhimitër Kokoneshi

Në fshatin Llëngë të Pogradecit lindi Dhimitër Kokoneshi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Kryepeshkop Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966–1967).

Niko Qafëzezi

Në Korçë lindi Niko Qafëzezi, agronom, docent.

Papa Josif Mihali

Në kënetën e Maliqit, Papa Josif Mihali (Papamihali), u varros i gjallë; klerik katolik i ritit bizantin, martir i Kishës.

Selim Islami

Në Tiranë u nda nga jeta Selim Islami, arkeolog, një ndër themeluesit e arkeologjisë shqiptare, profesor.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Mario Ashiku

Lindi në Shkodër Mario Ashiku, regjisor, aktor, profesor.
- Advertisement -spot_img