Në qytetin e Gaetës (Itali), nga përfaqësuesit e palëve u nënshkrua Traktati i Gaetës, marrëveshje aleance midis Gjergj Kastrioti - Skënderbeut dhe Alfonsit I, mbret i Aragonës dhe i Napolit.
Në Newed (Gjermani), lindi Vilhelm Vidi (Wilhelm Wied), princ gjerman nga një familje protestante, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha evropiane, në tetor 1913, në krye të shtetit shqiptar.
U zhvillua “Masakra e Padalishtës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut.