U zhvillua “Masakra e Suharekës”, masakër e ushtrisë dhe e policisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë të Suharekës, me ç’rast u vranë 57 anëtarë të familjes Berisha.
U zhvillua “Masakra e Godenit”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Goden të komunës së Gjakovës.
U zhvillua “Masakra e Krushës së Madhe”, masakër e policisë dhe e ushtrisë së Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit.