Në Shkodër lindi Dom Gjon Gazulli (1893–1927), martir i Kishës Katolike. Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar, më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët, për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë, pati pasoja: më 26 dhjetor 1926, u arrestua. Më 2 janar 1927, u dënua më vdekje dhe u var. (Në fotografi: Dom Gjon Gazulli)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-gjon-gazulli/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-gjon-gazulli/
Përpunim grafik: AHCF




