Injac Baqli

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Injac Baqli, ekonomist, nëpunës në Bankën e Shtetin në Shkodër. U arrestua nga Sigurimi i Shtetit, më 22 dhjetor të vitit 1952. I kontrolluan shtëpinë dhe në arkën e së ëmës gjetën një revolver. Katër ditë më vonë, më 26 dhjetor, filluan hetimet, fillimisht për armëmbajtje pa leje. Më vonë u akuzua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Thuajse pas një viti torturash, në fund të vitit 1953 ia ndryshuan sërish akuzën dhe e fajësuan se ishte orvatur të arratisej, se kish qenë spiun i fashizmit dhe se kish folur kundër pushtetit popullor. Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me 6 vjet heqje lirie, por Gjykata e Lartë vendosi përsëritjen e gjyqit, sepse “procesverbalet nuk janë firmuar nga i pandehuri”. Gjyqi u përsërit më 18 korrik të vitit 1953: “…për krimin e armbajtjes (revolver gold amerikan, me 5 fishekë) deklarohet i pafajshëm. Akuzat e tjera mbesin”. Më 29 janar 1954, ai kërkoi prishje vendimi dhe rikthim aktesh për rishqyrtim dhe rigjykim. Në gjithë këtë kohë, nga përdorimi i shpeshtë i elektroshokut, iu keqësua rëndë shëndeti. U nda nga jeta në bodrumin e spitalit civil të Shkodrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës e prej aty në morgun e Fakultetit të Mjekësisë për praktikat studentore. (Në fotografi: Injac Baqli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 153.

Fotografia: © Fototeka “Marubi”, Shkodër.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img