27 – 29 mars 1944
U zhvillua Beteja e Margëlliçit, njëra nga betejat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Beteja e Margëlliçit erdhi si rezultat i operacioneve luftarake partizane në etapën e dytë të Operacionit të Dimrit, më 1943–1944. Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit 1944, formacionet partizane të Grupit të Tretë Mallakastër, të inkuadruar në tri batalione, nisën mësymjen kundër forcave gjermane, të cilat kishin masakruar popullin dhe i kishin vënë zjarrin krahinës së Mallakastrës. Kjo betejë, e cila zgjati 3 ditë, 27–29 mars 1944, përfundoi me eliminimin dhe zmbrapsjen e forcave gjermane në panik të plotë dhe humbje të rënda. Gjatë betejës së Margëlliçit mbetën të vrarë shumë partizanë. (Në fotografi: Partizanë të batalionit “Naim Frashëri”, Përmet, mars 1944.)
Teksti: Muzeu Historik Kombëtar
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




