Masakra e Padalishtës

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e Padalishtës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut. Në mëngjesin e hershëm të 26 marsit 1999, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe rrethuan fshatin Padalishtë. Për t’iu shmangur dhunës dhe vrasjes, shumë fshatarë i braktisën shtëpitë e tyre dhe u larguan në kërkim të vendeve më të sigurta. Anëtarët e familjes Imeraj u vendosën në fund të fshatit. Pas keqtrajtimeve të shumta, u masakruan dhe u vranë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Të masakruarit ishin nga mosha 2–76 vjeç. Nga 19 personat e masakruar të kësaj familjeje, 11 ishin femra dhe 5 fëmijë të moshës 2–16 vjeç. (Në fotografi: Pamje e fshatit Padalisht.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1057.

Fotografia: © https://lajmi.net/keta-jane-kriminelet-e-masakres-ne-padalishte-te-skenderajt/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img