herit_admin

Mbledhja e Asamblesë Kushtetuese

Më 12 prill 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste (7 prill), në Tiranë u mblodh e vetëquajtura Asamble Kushtetuese, e përbërë nga 159 veta.

Qeveria e parë kolaboracioniste

Më 12 prill 1939 u formua qeveria e parë kolaboracioniste në kohën e pushtimit fashist.

Gjuzepina Kosturi

Më 12 prill 1902, në Shkodër lindi Gjuzepina Kosturi (1912–1995), këngëtare soprano, Artiste e Merituar.

Spiro Dine

Më 12 prill 1922, në Egjipt u nda nga jeta Spiro Dine (1844–1922), folklorist, pasues dhe bashkëpunëtor i Thimi Mitkos.

Dervish Hekali

Më 12 prill 1944, ra duke luftuar kundër forcave naziste në Kuç të Kurveleshit, Dervish Hekali (1915–1944).

Spiro Moisiu

Më 12 prill 1981 u nda nga jeta Spiro Moisiu, ushtarak i lartë, luftëtar antifashist.

Mikel Maruli

Më 11 prill 1500, në lumin Cecina, u nda nga jeta Mikel Maruli (1453–1500), humanist.

Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova)

Më 11 prill 1872, në Drenovë të Korçës lindi Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit.

Salih Gjuka

Më 11 prill 1876, në Pejë lindi Salih Gjuka (1876–1925), veprimtar i lëvizjes patriotike shqiptare, publicist, pedagog, Mësues i Popullit.

Aristidh Ruçi

Më 11 prill 1950, në Vlorë u nda nga jeta Aristidh Ruçi (1875–1950).

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img