herit_admin

Enver Hoxha

Më 11 prill 1985, në Tiranë u nda nga jeta Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës të Shqipërisë.

Kristaq Rama

Më 11 prill 1998, në Tiranë u nda nga jeta Kristaq Rama, Skulptor i Popullit.

Agim Ramadani

Më 11 prill 1999 ra heroikisht duke luftuar ballë për ballë me armikun gjatë Betejës së Koshares, Agim Ramadani, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Qamil Grezda

Në Tiranë u nda nga jeta Qamil Grezda, piktor.

Maria Antonia Braile

Më 10 prill 1917 u nda nga jeta Maria Antonia Braile, shkrimtarja e parë arbëreshe që publikoi literaturë në gjuhën shqipe, një koleksion me poezi me titull “Këngët”.

Mustafa Krantja

Më 10 prill 1921, në Kavajë lindi Mustafa Krantja, dirigjent dhe veprimtar i muzikës, profesor, Artist i Popullit.

Lef Nosi

Më 9 prill 1877, në Elbasan lindi Lef Nosi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, studiues.

Muharrem Rushiti

Më 9 prill 1931, në Sarandë u nda nga jeta Muharrem Rushiti (1856–1931), luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), udhëheqës çetash kryengritëse kundër sunduesve osmanë, pushtuesve grekë e italianë.

Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë)

Më 9 prill 1961, në spitalin “Foch”, në Syren të Parisit, u nda nga jeta Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë), themelues i Mbretnisë Shqiptare, president dhe kryeministër i Shqipërisë, personalitet politik e ushtarak.

Muhamet Prodani

Në Psar të Kolonjës lindi Muhamet Prodani, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjeneral-lejtnant, Hero i Popullit.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img