Më 12 prill 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste (7 prill), në Tiranë u mblodh e vetëquajtura Asamble Kushtetuese, e përbërë nga 159 veta, të zgjedhur midis parisë së vendit, midis bejlerëve, tregtarëve të mëdhenj, intelektualë të ndryshëm, shumë prej të cilëve i kishin shërbyer me besnikëri edhe regjimit të Zogut në vitet 1928–1939. E kryesonte Xhafer Ypi. Asambleja Kushtetuese shpalli fundin e Mbretërisë së Zogut dhe shfuqizoi Kushtetutën e ish-monarkisë, si dhe ia ofroi kurorën Viktor Emanuelit III, duke sanksionuar aneksimin e Shqipërisë nga Italia. Shteti shqiptar mbeti formalisht Mbretëri Kushtetuese nën sundimin italian. (Në fotografi: Asambleja Kushtetuese, 1939.)
Teksti: Ledio Xhoxhi, 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, “print-AL”, Tiranë, 2021, faqe 40.
Fotografia: © Dervishi K., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




