Qeveria e parë kolaboracioniste

Lexo ngjarje:

Më 12 prill 1939 u formua qeveria e parë kolaboracioniste në kohën e pushtimit fashist. Kjo qeveri e vazhdoi veprimtarinë deri më 3 dhjetor 1941. Qeveria përbëhej nga: Shefqet Vërlaci, kryeministër dhe zëvendësministër sekretar shteti për Punët Botore; Xhaferr Ypi, ministër sekretar shteti i Drejtësisë; Maliq Bushati, ministër sekretar shteti për Punët e Brendshme; Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme (deri më 25.05.1939); Fejzi Alizoti, ministër sekretar shteti për Financat (më pas, 05.04.1940, Qemal Vrioni); Andon Beça, ministër sekretar shteti për Ekonominë Kombëtare; Ernest Koliqi, ministër sekretar shteti për Arsimin dhe Tefik Mborja (03.06.1939), ministër sekretar i Partisë Fashiste. Më 16 mars 1940, Ministria e Ekonomisë Kombëtare u shkri dhe titullari i saj Andon Beça, u emërua ministër sekretar shteti për Bujqësinë e Pyjet si dhe për Industrinë dhe Tregtinë. Pas vdekjes së Xhafer Ypit, më 17.11.1940, postin e ministrit sekretar shteti të Drejtësisë e mbajti kryeministri Shefqet Vërlaci. (Në fotografi: Kryeministri Shefqet Vërlaci)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2161.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Shefqet_bej_V%C3%ABrlaci

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img