herit_admin

Numri i parë i gazetës “L’Albanese d’Italia”

Në Napoli doli numri i parë i gazetës “L’Albanese d’Italia” (“Shqiptari i Italisë”), gazetë politike, shoqërore e letrare në italisht, pjesërisht edhe arbërisht.

Mehdi Frashëri

Në Frashër të Dangëllisë (Përmet) lindi Mehdi Frashëri, kryeministër i Shqipërisë në vitet 1935–1936, funksionar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane dhe në shtetin shqiptar, veprimtar politik.

Jeronim de Rada

U nda nga jeta Jeronim de Rada, poet, publicist, folklorist, filolog, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit.

Medar Shtylla

Në Shtyllë të Korçës lindi Medar Shtylla, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit.

Xhemil Demiraj

Në Durrës u nda nga jeta Xhemil Demiraj, ushtarak.

Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit

U zhvillua “Masakra e Likoshanit dhe e Qirezit”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Likoshan dhe Qirez të komunës së Skënderajt.

Kostandini i Madh (Flavius Valerius Constantinus)

Në Naissus, (Nishi i Kosovës, në Serbinë e sotme), lindi Kostandini i Madh (Flavius Valerius Constantinus), i cili sundoi Perandorinë Romake.

Botimi i Alfabetares së gjuhës shqipe

Në Stamboll u botua “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Mitingu i alfabetit, 1910

Klubi “Dituria” organizoi një miting të madh në Korçë në mbrojtje të abëcësë shqipe.

Henri Uodsuërth Longfelou (Henry Wadsworth Longfellow)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lindi Henri Uodsuërth Longfelou (Henry Wadsworth Longfellow), poet amerikan me veprimtari shumë të gjerë letrare.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Jani Minga

Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.
- Advertisement -spot_img