Në Bari të Italisë u vra Luigj Gurakuqi, veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare, poet e publicist, Mësues i Popullit, Hero i Popullit.
Në Shkodër lindi myftiu Xhemal Naipi, teolog, kadi, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakëfeve (1916), senator, kryetar i Këshillit Kombëtar (1920), deputet, kryetar i Lëvizjes së Legalitetit (1943).
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.