U ekzekutua Tahir Demi, politikan. Lindi në Filat, Çamëri, Greqi. Ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, i gjykuar me grupin “çam” të Teme Sejkos. Më 15 maj 1961, me vendimin nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhti ndaj atdheut”, “për organizim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura” dhe “për agjitacione propagandë”. U dënua me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës dhe të dekoratës. (Në fotografi: Tahir Demi)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 107.
Fotografia: © Arkivi Digjital Shqiptar
Përpunim grafik: AHCF




