Xhemajl Fetahaj

Lexo ngjarje:

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës. Lindi në Raushiq të Pejës, më 27 maj 1964. Kreu Shkollën e Mesme Ekonomike në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në janar të vitit 1984 u burgos dhe u dënua me 6 vjet burg. Pas lirimit nga burgu (1988) u angazhua në aksionin për pajtimin e gjaqeve. Në vitet ’90 emigroi në Gjermani, ku u përfshi në strukturat e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe të fondit “Vendlindja thërret”. Me fillimin e luftës në Kosovë, u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi i bashkëngjitet këtij fronti në Koshare, mori detyrën e komandantit të forcave komando “Delta”. Më 31 maj, ra heroikisht në krye të detyrës. Më 2012, nga presidentja e Kosovës u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Xhemajl Fetahaj)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 444.

Fotografia: © https://www.epokaere.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img