Fahri Fazliu

Lexo ngjarje:

Në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, pas një rezistence të armatosur u vra nga forcat serbe Fahri Fazliu, veprimtar i lëvizjes për çlirim kombëtar, Hero i Kosovës. Lindi në Llaushë të Podujevës, në vitin 1963. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Zhvilloi aktivitet të dendur që në kohën e demonstratave gjithëpopullore në pranverën e vitit 1981: shpërndau trakte, literaturë ilegale, ndihmoi shokët ilegalë dhe familjet e të burgosurve politikë etj. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, filloi punën në ndërmarrjen hekurudhore “Prishtina”. Në vitin 1984, për shkak të aktivitetit politik u arrestua dhe u dënua me katër vjet burg. Pas daljes nga burgu, përfundoi Shkollën e Lartë të Komunikacionit në Zagreb dhe ndoqi studimet në degën e ndërtimtarisë të Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Në vlimet politike të viteve 1988–’89 ishte shumë aktiv. Veprimtaria e tij vëzhgohej nga shërbimi sekret serb. U rrethua në banesën e tij në Prishtinë, ku edhe u vra. Pas luftës u shpall Hero i Kosovës. (Në fotografi: Fahri Fazliu)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 429.

Fotografia: © https://prointegra.ch/30-vjetori-i-renies-se-deshmoreve-fahri-fazliu-dhe-afrim-zhitia/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img