Shkatërrimi i Kishës Katolike të Shën Mërisë

Lexo ngjarje:

Në kuadër të luftës kundër objekteve të kultit, u hodh në erë me dinamit kisha katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, e ndërtuar në shekullin XIII. Për banorët e zonës kjo kishë ka qenë vend i shenjtë. Mbi portën e kishës gjendej një tabelë, ku shkruhej: “Monument kulture. Mbrohet nga shteti”. Menjëherë pas shembjes së kishës, reagoi ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Gani Strazimiri, i cili njoftoi prokurorinë, me qëllim që ata të cilët ndërmorën një hap të tillë, të viheshin para përgjegjësisë ligjore. Me anën e një telegrami të cilësuar “urgjent” më datën 11.06.1969, Gani Strazimiri njoftonte Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë: “Informohemi se është hedhur në erë me mina kisha e shekullit XIII e Vaut të Dejës, që mbrohet me ligj nga shteti. Lutemi të bëhen ndjekje ligjore”. Por prokuroria, më 15.08.1969, pas një hetimi të përciptë e mbylli çështjen, duke mos vënë askënd para përgjegjësisë ligjore. (Në fotografi: Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës.)

Teksti: Ferdinand Dervishi, Gani Strazimiri, arkitekti që më 1969 guxoi të padiste prishjen e një kishe katolike, “Panorama”, 29 mars 2010, faqe 18–19.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img