Në Tiranë, me pretekstin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike, u pushkatua pa gjyq, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, Pjerin (Pjetër) Guraziu.
Në Tiranë u nda nga jeta Zekeria Rexha, veprimtar i lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë, studiues i historisë, shkrimtar, Mësues i Popullit.
Në Bzenec të Moravisë lindi Norbert Jokl (1877–1942), gjuhëtar austriak, indoevropianist, albanolog. U diplomua për drejtësi në Universitetin e Vjenës dhe më pas për gjuhësi (1908).
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.