Jusuf Vrioni

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Jusuf Vrioni, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhën frënge. Lindi në Korfuz të Greqisë, më 1916. Rininë e kaloi në Paris ku i ati, Iliaz Vrioni, ishte ambasador i shtetit shqiptar. U diplomua për jurisprudencë dhe shkenca politike (1938). Në verën e vitit 1943 u kthye në Shqipëri. Në vitin 1947 u arrestua dhe vuajti një burgim të gjatë politik. Pas daljes nga burgu (1959), u mor me përkthime nga shqipja në frëngjisht. U bë i njohur me përkthimet mjeshtërore, kryesisht të krijimtarisë së Ismail Kadaresë në gjuhën frënge. Në vitin 1997 u emërua ambasador i Shqipërisë në UNESCO dhe më 1998, botoi në Francë autobiografinë e tij në frëngjisht “Mondes effacés – Souvenirs d’un Evropéen” (“Botë të shuara – kujtime të një evropiani). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe nga shteti francez me Urdhrat: Chevalier de l’Ordre des Arts et des Lettres (“Kalorës i Urdhrit të Arteve e të Letrave”), dhe Chevalier de la Légion d’Honneur (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). (Në fotografi: Jusuf Vrioni)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2922–2923.

Fotografia: © http://www.albanianhistory.net/1998_Vrioni/index.html

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img