Guri Madhi

Lexo ngjarje:

Në Budapest (Hungari), u nda nga jeta Guri Madhi, piktor, një nga artistët e rëndësishëm shqiptar të realizmit socialist, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Lindi në Korçë, më 1921. Kreu studimet për pikturë në Shën Petërburg, Rusi (1950–1956). Ai krijoi dhe realizoi për një kohë të gjatë tablo kompozicionale historike, fillimisht me një frymë impresioniste, duke sjellë një risi në artin shqiptar të viteve 1950–1970. Piktori Guri Madhi paraqitet në ekspozitat e asaj kohe me një temperament impulsiv, vizatues i ndjeshëm dhe si piktor i penelatave të ngrohta dhe të një dritë dridhëse. Autor i portreteve dhe peizazheve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Guri Madhi është nderuar me titullin “Piktor i Popullit” (1976). Galeria e arteve në Korçë, si dhe rrugë në Tiranë e në Korçë mbajnë emrin e tij. Vepra e Guri Madhit është pjesë e enciklopedive të rëndësishme botërore, si Benezit Dictionary of Artists dhe Oxford Dictionary. (Në fotografi: Vepra e Madhit “Atdheu na thërret”, 1982, vaj mbi kanavacë.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 92.

Fotografia: © http://galeriakombetare.gov.al/en/collection/guri-madhi.shtml

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img