Drita Agolli

Lexo ngjarje:

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar. Vazhdoi për tre vjet gjimnazin “Nëna mbretëreshë” dhe në vitin e fundit u hodh në ilegalitet, duke marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Më 1950 hyri si aktore në Teatrin Popullor. Roli i saj i parë ishte ai i Marielit në dramën “Zëri i Amerikës” e B. Llavrenjevit, më 1951. Në vitet 1954–1956 ndoqi studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura të Bukureshtit, Rumani, për skenografi dhe kostumografi teatri. Vijoi studimet universitare për regjisurë në Institutin Shtetëror të Artit Teatror (GITIS), Moskë, Bashkimi Sovjetik, deri në vitin 1960, duke qenë regjisorja e parë grua e diplomuar. Punoi disa vite si aktore dhe regjisore në Teatrin Popullor. Ndihmesën më të madhe e ka dhënë si pedagoge e mjeshtërisë së aktorit dhe shefe katedre e degës së dramës në Institutin e Lartë të Arteve, duke përgatitur mjaft artistë të shquar të skenës dhe të ekranit. Frymëmarrja dhe gjerësia e paraqitjes së shtresave të ndryshme sociale, ritmi i brendshëm, vizatimi i përkorë i hollësive shprehëse në mjediset jetësore, kostumografia tipizuese, gjestet dhe ojnat përveçuese tek aktorët në voli të figurave artistike, gjithashtu karakteri paradigmatik i detajit të kthyer në gjetje regjisoriale, ishin tipare të vlerësuara nga kritika në regjisurën e Drita Agollit. Ka dhënë ndihmesë edhe në mendimin teorik e kritik për teatrin shqiptar me disa artikuj, si dhe me librin “I paemri” (1997). Në vitin 2001 iu dha titulli “Mjeshtre e madhe e punës”. U nda nga jeta në vitin 2017. (Në fotografi: Drita Agolli)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kultplus.com/filmi/vdes-regjisorja-shqiptare-drita-agolli/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img