herit_admin

Kristaq Tutulani

Në Gosë të Kavajës u pushkatua Kristaq Tutulani, veprimtar antifashist dhe pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, poet dhe prozator, dëshmor.

Margarita Tutulani

Në Gosë të Kavajës u pushkatua Margarita Tutulani, veprimtare e lëvizjes komuniste, pjesëmarrëse e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit.

Bedri Pejani

Në spitalin e Prizrenit u nda nga jeta Bedri Pejani, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, arsimdashës, kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Beteja e Loxhës

U zhvillua “Beteja e Loxhës”, betejë e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër trupave ushtarake dhe policore të Serbisë, në fshatin Loxhë afër Pejës.

Masakra e Borovës

U zhvillua “Masakra e Borovës”, e kryer nga nazistët gjermanë në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës, që populli dhe forcat partizane i bënë një divizioni gjerman që hyri në tokat shqiptare nga Greqia.

Rrustem Bruçi

Në betejën e Loxhës (Kosovë) u vra Rrustem Bruçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës.

Berat Vexhi Buharaja

U nda nga jeta në Berat Vexhi Buharaja, shkrimtar, përkthyes, historian, “Mësues i Popullit”.

Anisa Makarian

Në Tiranë lindi Anisa Makarian, aktore, skenariste, me kombësi hebreje.

Edi Rama

Në Tiranë lindi Edi Rama, veprimtar politik, kryeministër, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kongresi II i Bektashinjve

Në teqenë “Hajdarie” në Gjirokastër u mblodh Kongresi II i Bektashinjve.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Anton Pashku

Në Prishtinë u nda nga jeta Anton Pashku, shkrimtar.
- Advertisement -spot_img