Kongresi II i Bektashinjve

Lexo ngjarje:

Në teqenë “Hajdarie” në Gjirokastër u mblodh Kongresi II i Bektashinjve. Ky kongres u mblodh me qëllimin për të forcuar themelet e organizimit bektashian të institucionalizuar dhe vendimet e marra në Kongresin I të Bektashinjve. Në kongres u miratua statuti i ri me 72 nene. Këshilli Atnor autorizohej të merrte në mbrojtje, në çdo kohë, jo vetëm faltoret në Shqipëri, por edhe në Greqi e në Maqedoni, të cilat ishin themeluar dhe drejtoheshin nga shqiptarët. Parimi bazë i statutit ishte “Ligji i përjetshëm bektashian”. (Në fotografi: Statuti i miratuar në Kongresin e II të Bektashinjve.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1252.

Fotografia: © https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/kongresi-2/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img