Rrustem Bruçi

Lexo ngjarje:

Në betejën e Loxhës (Kosovë) u vra Rrustem Bruçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, në vitin 1958. Përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (1984). Në tetor të vitit 1988 filloi punën në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, në Deçan. Në tetor të vitit 1990 u emërua anëtar i grupit të juristëve që do të harmonizonin statutin e komunës së Deçanit me Kushtetutën e Kaçanikut. Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë, më 1994 emigroi në Gjermani. Në qershor të vitit 1998, me fillimin e luftës çlirimtare, u kthye në Kosovë dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ra heroikisht në betejën e Loxhës. Presidentja e Kosovës e dekoroi me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Rrustem Bruçi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 224.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img