herit_admin

Sulejman Krasniqi

Në Tiranë u nda nga jeta Sulejman Krasniqi, shkrimtar.

Abaz Shehu

Në Bënçë të Tepelenës lindi Abaz Shehu, pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Çerçiz Topulli

U vra në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat malazeze Çerçiz Topulli, atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.

Mehmet Shpendi

U kap në pabesi nga malazezët dhe u pushkatua Mehmet Shpendi (Sokol Shpendi), atdhetar, drejtues i kryengritjeve popullore për çlirim kombëtar.

Mustafa Hilmi Leskoviku

U vra nga forcat malazeze në Fushën e Shtoit (Shkodër), Mustafa Hilmi Leskoviku (i njohur me emrin Muço Qulli), veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist demokrat, luftëtar i çetave të armatosura kundërosmane.

Kadri Hazbiu

Në Mavrovë (Vlorë) lindi Kadri Hazbiu, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, drejtues i formacioneve partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, gjenerallejtënant, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë.

Muzeu Historik i Fierit

U inagurua Muzeut Historik i Fierit.

Numri i parë i gazetës “Lirija”

Në Selanik (Greqi) doli numri i parë i gazetës “Lirija” (1908–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare.

Kuvendi i Ferizajt

U mblodh Kuvendi i Ferizajt, manifestim masiv kundërosman i shqiptarëve të Kosovës, i drejtuar, njëherazi, kundër ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha në tokat shqiptare.

Kastriot Gjini

Në Tiranë lindi Kastriot Gjini, kompozitor i njohur shqiptar.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Anton Pashku

Në Prishtinë u nda nga jeta Anton Pashku, shkrimtar.
- Advertisement -spot_img