Muzeu Historik i Fierit

Lexo ngjarje:

U inagurua Muzeut Historik i Fierit. Muzeu Historik Fier është një nga institucionet më të rëndësishme muzeore në qarkun e Fierit dhe përmban një fond të pasur objektesh materiale, artefaktesh dhe veprash arti, ku përfaqësohen historia, etnografia dhe kultura popullore. Muzeu përbëhet nga një sërë sallash dhe pavijonesh, ku sipas rendit kronologjik përfaqësohen të gjitha periudhat e zhvillimit të historisë vendore, duke nisur që nga parahistoria, për të vijuar me Antikitetin, Mesjetën, Rilindjen Kombëtare, Pavarësinë, Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Socializmin, etnokulturën dhe ikonografinë. Muzeu përmban edhe një material të pasur arkivor me dokumente, materiale filmike, libra dhe studime historike. Fondit të tij nuk i mungojnë kostumet popullore, veshjet e traditës, objekte të përdorimit vetjak dhe të përditshëm, armët e periudhave të ndryshme, si dhe vepra të shumta të artit figurativ të karakterit historik. Muzeu Historik Fier është një institucion i cili jo vetëm ruan, paraqet e promovon objekte me vlerë historike dhe shkencore, por nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore nxit edhe edukimin e publikut dhe të shoqërisë. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Muzeut Historik, Fier.)

Teksti: Muzeu Historik Fier

Fotografia: © http://wikimapia.org/18609341/sq/Muzeu-Historik-Fier

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img