herit_admin

Hamit Dollani

Më 7 prill 1939, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë, luftoi heroikisht në portin e Durrësit dhe ra në mbrojtje të atdheut Hamit Dollani (1903–1939), dëshmor i qëndresës së armatosur kundër agresionit fashist.

Vaçe Zela

Më 7 prill 1939, në Lushnjë lindi Vaçe Zela, këngëtare, Artiste e Popullit.

Masakra e tretë e Lybeniqit

U zhvillua “Masakra e tretë e Lybeniqit”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, e kryer ndaj banorëve civilë të fshatit Lybeniq afër Pejës dhe rreth tij.

Hasan Tahsini

Më 7 prill 1811, në fshatin Ninat të Çamërisë (Sarandë) lindi Hasan Tahsini, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, filozof dhe dijetar në fusha të ndryshme të shkencës, si astronomi, matematikë, psikologji etj.

Fillimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Më 7 prill 1939 filloi Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 – 29 nëntor 1944), një nga më të mëdhatë e më të suksesshmet që kanë zhvilluar shqiptarët në historinë e tyre.

Giacomo Vuxani

Në Trieste (Itali) u nda nga jeta Giacomo Vuxani, politikan dhe patriot shqiptaro-italian.

Florian Berisha

Më 6 prill 1897, në Janjevë të Kosovës lindi Florian Berisha, klerik katolik, një prej firmëtarëve të Statutit të Kishës Katolike të Shqipërisë (1951).

Ilia Dashi

Më 6 prill 1956, në fshatin Poro të Vlorës lindi Ilia Dashi, marinar i Flotës Luftarako-Detare, Hero i Popullit.

Kin Dushi

Më 6 prill 1994, në Tiranë u nda nga jeta Kin Dushi, gazetar, publicist e shkrimtar.

Kapiten Floran Deliu & toger Donald Hoxha

Më 6 prill 2016, humbën jetën gjatë një misioni stërvitor në liqenin e Shkodrës, kapiten Floran Deliu dhe toger Donald Hoxha, Dëshmorë të Atdheut.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Antonio Baldaci

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik.
- Advertisement -spot_img