Mehmet Shpendi

Lexo ngjarje:

U kap në pabesi nga malazezët dhe u pushkatua Mehmet Shpendi (Sokol Shpendi), atdhetar, drejtues i kryengritjeve popullore për çlirim kombëtar. Lindi në fshatin Pecaj të Shalës (Dukagjin), në vitin 1851. Që në rini të hershme mori pjesë në çetat e malësorëve kundër forcave turke dhe malazeze. Në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878–1881) udhëhoqi shaljanët për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, të Hotit e të Grudës. Më 1890 themeloi formacionin e luftëtarëve “Djelmnia e Shalës”, të cilën e udhëhoqi në kuvende dhe në luftë. Ishte përfaqësues i Shalës dhe drejtues popullor në kryengritjet e Malësisë së Madhe të viteve 1910, 1911, 1912. Udhëhoqi luftën në Qafën e Agrit (korrik, 1910) kundër forcave osmane të Shefqet Turgut Pashës. Bashkëpunoi me Ded Gjo Lulin në revoltën e Malësisë së Madhe dhe ngritjen e flamurit në Deçiq. Njihet si njëri nga nënshkruesit e memorandumit të Greçës (qershor, 1911). Më pas udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirimin e Shkupit (1912), ndërsa ditën e pavarësisë ngriti flamurin kombëtar në “logun e kuvendit”, në Abat të Shalës. Më 1915 drejtoi qëndresën popullore për mbrojtjen e Dukagjinit. U pushkatua në fshatin Plan të Dukagjinit, ku u masakruan edhe disa krerë të Shalës dhe banorë të fshatit. (Në fotografi: Mehmet Shpendi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1613.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mehmet_Shpendi

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img