Në Stamboll doli numri i parë i gazetës “Shqipëtari” (1909–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore. Botohej në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe frëngjisht. Vijoi me ndërprerje deri në fund të vitit 1910, gjithsej 64 numra. E drejtonte Dervish Hima me kryeredaktor Hilë Mosin. Mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar dhe dha ndihmesë për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të atyre viteve. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Shqipëtari”.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2619.
Fotografia: © http://www.besatime.com/index.php?newsid=8
Përpunim grafik: AHCF




