Dalja e numrit të parë të gazetës “Zëri i rinisë”.

Lexo ngjarje:

Doli numri i parë i gazetës “Zëri i rinisë” (1942–1996), gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare, organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë. Doli si vijim i revistës klandestine “Kushtrimi i Lirisë”. Më 1 janar 1945, në vend të revistës nisi botimin gazeta “Rinia”, e cila mori emrin “Zëri i rinisë” nga janari 1954. Gazeta “Zëri i rinisë” botohej dy herë në javë, pasqyronte jetën dhe punën e rinisë, veprimtaritë e saj në prodhim, arsim, kulturë, shkencë etj. Gazeta “Zëri i rinisë” nxiti dhe përkrahu talente të reja në fushën e letërsisë, botoi krijimtari letrare prej tyre. Nga 8 janari 1992 deri 1 tetor 1992, doli me titullin “Gazeta e Rinisë Shqiptare”. Nga data 3 tetor 1992 deri në fund të qershorit 1995, doli si organ i Federatës së Rinisë Shqiptare; nga qershori 1995 derisa u mbyll, në korrik 1996, u botua si revistë e Rinisë Shqiptare. (Në fotografi: Logoja e gazetës “Zëri i rinisë”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2989–2990.

Fotografia: © https://www.gazetatema.net/2020/04/23/sulmet-e-komunisteve-shqiptare-ndaj-muajit-te-ramazanit-ne-shtypin-ateist

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img