herit_admin

Sotir Ferrara

U nda nga jeta Sotir Ferrara, personalitet i klerit dhe i kulturës arbëreshe.

Justin Godart (Zhysten Godar)

Lindi Justin Godart (Zhysten Godar), personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare.

Çelo Sinani

Në Malësinë e Dukagjinit u vra nga forcat armike Çelo Sinani.

Omer Nishani

U nda nga jeta Omer Nishani, veprimtar i lëvizjes demokratike, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe funksionar i lartë i shtetit shqiptar të pasluftës, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946–1953).

Fiqri Dine

Në Bruksel të Belgjikës u nda nga jeta Fiqri Dine, ushtarak, veprimtar politik, ministër e kryeministër.

Nënshkrimi i “Paktit italo-shqiptar të miqësisë dhe i sigurimit”.

Në Tiranë u nënshkrua “Pakti italo-shqiptar i miqësisë dhe i sigurimit”.

Themelimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

U themelua Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit, institucion kombëtar muzikor e koreografik.

Demonstrata masive e rinisë dhe e popullit shqiptar të Kosovës.

Në Prishtinë, në Podujevë, në Gjilan dhe në Ferizaj u organizuan demonstrata masive e rinisë dhe e popullit shqiptar të Kosovës, me kërkesën kryesore që Kosovës t’i njihej statusi i republikës në kuadër të Federatës Jugosllave.

Viktor Eftimiu

Në Bukuresht të Rumanisë u nda nga jeta Viktor Eftimiu, shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare, akademik i Rumanisë.

Ali Asllani

Në Vlorë lindi Ali Asllani, poet. Lindi në një familje me origjinë nga fshati Vajzë.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Avni Mula

Në Tiranë u nda nga jeta Avni Mula, këngëtar bariton, kompozitor, Artist i Popullit.
- Advertisement -spot_img