Themelimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Lexo ngjarje:

U themelua Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit, institucion kombëtar muzikor e koreografik. Historia e Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit fillon në vitin 1950, vit në të cilin u krijua Filarmonia Shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Në datën 27 nëntor 1953 u realizua opera e parë e skenës “Rusalka” e kompozitorit rus A. S. Dargomizhsky. Kjo datë hyri në histori si dita e themelimit të këtij teatri, edhe pse në atë kohë ishte ende pjesë e Filarmonisë së Shtetit. Këshilli i Ministrave, në vitin 1956, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për një drejtim më të mirë të institucioneve qendrore artistike, vendosi krijimin më vete të Teatrit Lirik të Operës dhe Baletit, me një kontingjent prej 246 vetash. Në vitin 1957 u krijua dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili u bë pjesë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor (TKOBAP) është tempulli i artit skenik, muzikor dhe i baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë. TKOBAP është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar. TKOBAP ka si mision ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të teatrit muzikor dhe koreografik, folklorit shqiptar dhe botëror, krijimtarinë e re skenike, ngritjen teknike dhe profesionale, larminë e stileve dhe individualiteteve interpretuese dhe krijuese, edukimin e brezave me veprat më të mira të teatrit muzikor, koreografik dhe folklorik. (Në fotografi: Godina e Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit.)

Teksti: https://tkob.gov.al/?page_id=27

Fotografia: © https://tirana.al/pika-interesi/teatri-kombetar-i-operes-dhe-baletit-tkob-7030

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img