Justin Godart (Zhysten Godar)

Lexo ngjarje:

Lindi Justin Godart (Zhysten Godar), personalitet politik francez me ide përparimtare, deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, mik i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare. Vizitoi Shqipërinë disa herë e në periudha te ndryshme: së pari më 1921, pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës I Botërore dhe nga shtetet fqinje ballkanike, dhe së fundi, më 1950, kur ishte zgjedhur kryetar nderi i shoqatës së miqësisë Francë-Shqipëri. Shkroi dy libra për Shqipërinë: “L’Albanie en 1921” (“Shqipëria më 1921”) dhe “L’Albanie en 1922” (“Shqipëria më 1922”), botuar të dy në Paris, më 1922, në të cilët shprehu besimin në veprimtarinë e forcave demokratike të popullit shqiptar. La pa përfunduar, pasi ndërroi jetë, librin “Shqipëria më 1950”. U nda nga jeta në vitin 1956. Është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të Klasit I. (Në fotografi: Zhysten Godar)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 770.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/lajme/zhysten-godar-miku-i-shqiperise-te-drejtat-e-se-ciles-i-mbrojti-ne-arenen-nderkombetare/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img