2-8 shtator 1909. U mblodh “Kongresi Kombëtar i Elbasanit”, mbledhje me karakter mbarë shqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare.
Në fshatin Malishevë të Gjilanit lindi Abdullah Tahiri, veprimtar politik, nismëtar i parë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Anamoravë, dëshmor.
U pushkatua Koço Theodhosi (1913–1977), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i shtetit.