Remzi Përnaska

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Remzi Përnaska, gjuhëtar, pedagog. Lindi në Korçë, në vitin 1934. Në vendlindje kreu dhe shkollën e mesme. Studioi në degën e gjuhës ruse në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës, vijoi studimet e larta për filologji turke në Institutin e Gjuhëve të Lindjes në Moskë (1960–1961), i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1961–1963). Ka punuar si pedagog i sintaksës në katedrën e gjuhës shqipe të Universitetit të Tiranës (1963–1974), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (1982–1991), lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris (1974–1982 dhe 1991–1997), profesor i asociuar në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta në Universitetin e Sorbonës (Paris). Ka botuar monografinë “Kundranori me parafjalë në gjuhën shqipe” (Pejë, 1996) dhe në frëngjisht librin “La syntaxe de l’énoncé en albanais contemporain: la syntaxe des formes atonnes des pronoms)”, Lile, 1996 (“Sintaksa e thënies në gjuhën shqipe: sintaksa e të ashtuquajturave trajta të shkurtra të përemrave”). Bashkautor në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe, vëll. II Sintaksa” (1996, 2002). Ka shkruar një numër artikujsh studimorë për probleme të sintaksës dhe të morfologjisë së shqipes. Bashkautor i tekstit për mësimin e shqipes “Parlons albanais” (Paris, 1999) dhe autor i dy doracakëve për mësimin e gjuhës shqipe prej frankofonëve. Autor i disa teksteve për arsimin e lartë dhe të mesëm. Anëtar i Shoqatës Gjuhësore të Parisit dhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Francës. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1972). (Në fotografi: Remzi Përnaska)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2007.

Fotografia: © https://arteka.al/in-memoriam-remzi-pernaska/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img