Në Nju-Jork (SHBA) lindi Joseph J. DioGuardi, ish-kongresist amerikan me prejardhje arbëreshe. Joseph DioGuardi përfundoi shkollën “Fordham Preparatory”, Bronx, Nju-Jork (1958); u diplomua në B.S., Universiteti “Fordham, Bronx”, Nju-Jork (1962); shërbeu në Rezervat e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1963–1969); ka punuar si kontabilist publik i certifikuar me kompaninë “Arthur Andersen & Co.” në qytetin e Nju-Jorkut (1962–1984), duke u bërë partner në vitin 1972. Joseph DioGuardi u zgjodh si republikan në Kongreset e Nëntëdhjetë e Nëntë dhe të Njëqindtë (3 janar 1985–3 janar 1989); kandidati i pasuksesshëm për t’u rizgjedhur në vitet 1988, 1992 dhe 1996; kandidat i pasuksesshëm për t’u zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2010. (Në fotografi: Joseph Dioguardi)
Teksti: https://bioguide.congress.gov/search/bio/D000359
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Joe_DioGuardi
Përpunim grafik: AHCF




