Fillesa e marrëdhenieve diplomatike me Sh.B.A.

Lexo ngjarje:

U vendosën marrëdhëniet e para diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Marrëdhëniet me Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe vlerësohet i shkëlqyer. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës së jashtme të Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajon e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Të dyja vendet, si aleate në NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut), kontribuojnë për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në botë. Deklarata e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri–SHBA, nënshkruar më 20 prill 2015 në Uashington, pasqyron më së miri marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve dhe materializon bashkëpunimin me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës. (Në fotografi: Logo zyrtare me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe.)

Teksti: https://punetejashtme.gov.al/

Fotografia: © https://tirananews.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img