Në qelitë e Gestapos në Tiranë, u nda nga jeta Manush Alimani, veprimtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër dhe u rrit në Tiranë. Qysh në moshë të re u hodh në veprimtari antifashiste. U shqua si një ndër të rinjtë komunistë më aktivë të gjimnazit të kryeqytetit. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, më 1943. Udhëheqës i rinisë dhe njëri nga drejtuesit e Partisë Komuniste e të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në ish-qarkun e Shkodrës, sekretar politik i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste (1943 e më pas), anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare (1944). U arrestua në befasi dhe u torturua çnjerëzisht në qelitë e Gestapos në Tiranë. (Në fotografi: Manush Alimani)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 56.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




