Kuvendi i Barçallait

Lexo ngjarje:

Në Barçalla, shpat mali afër Dukatit (Vlorë) u mbajt “Kuvendi i Barçallait”, kuvend në prag të Luftës së Vlorës (1920). Morën pjesë përfaqësues nga qyteti i Vlorës dhe nga fshatrat e krahinës. Aty u vendos të organizohej e të fillohej lufta e armatosur kundër pushtuesve italianë. Për organizimin e luftës u formua komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun, si edhe një komision oficerësh për drejtimin e veprimeve ushtarake me Ahmet Lepenicën në krye. Kuvendi i Barçallait i bëri thirrje popullsisë së krahinës së Vlorës dhe krahinave të afërta, të merrte armët e të ngrihej në luftën çlirimtare. Vendi kryesor për grumbullimin e forcave u caktua Beuni, rrëzë mali midis fshatrave Vajzë e Smokthinë. Më 3 qershor 1920 iu dërgua një ultimatum komandantit të forcave pushtuese italiane në Shqipëri, gjeneral Settimio Piaccentini-t, për t’i dorëzuar qeverisë së Tiranës administratën e Vlorës, të Tepelenës dhe të Himarës, brenda 48 orëve. Kundërshtimi i tij çoi në shpërthimin e Luftës së Vlorës. (Në fotografi: Paria e fshatrave të Labërisë të mbledhur në Barçalla.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1433.

Fotografia: © Prof. Dr Nezha A., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img