herit_admin

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve (1920–1945), organizatë ndërkombëtare e krijuar nga fuqitë fituese të Luftës I Botërore me qëllimin e shpallur për të siguruar paqen dhe bashkëpunimin midis shteteve.

Tinka Kurti

Në Sarajevë lindi Tinka Kurti, aktore, Artiste e Popullit.

Çelja shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.

U çel shkolla normale “Sami Frashëri” e Prishtinës (1941–1944), shkollë për përgatitjen e mësuesve.

Bekim Lumi

Në Suharekë (Kosovë) lindi Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti.

Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

U themelua Universiteti Shtetëror i Tetovës, institucion i lartë mësimor e shkencor, qendër e rëndësishme e përgatitjes së specialistëve të kualifikuar.

Çun Lajçi

Në Rugovë të Pejës lindi Çun Lajçi, aktor.

Mehmet Shehu

Në Tiranë u vetëvra Mehmet Shehu, veprimtar i lëvizjes antifashiste e komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryeministër, Hero i Popullit.

Lulëzim Morina

Në një aksident trafiku u nda nga jeta Lulëzim Morina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatos Sela

U nda nga jeta Fatos Sela, aktor, “Artist i merituar”.

Alajdin Demiri

Në Tetovë lindi Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Avni Mula

Në Tiranë u nda nga jeta Avni Mula, këngëtar bariton, kompozitor, Artist i Popullit.
- Advertisement -spot_img