herit_admin

Dalja e numrit të parë të gazetës “Shqipëtari”.

Në Stamboll doli numri i parë i gazetës “Shqipëtari” (1909–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore.

Hasan Çapari

Në Margëlliç të Çamërisë lindi Hasan Çapari, piktor shqiptar realist i shekujve XX–XXI.

Konferenca e Bujanit

Në kullën e Sali Manit, në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës u mbajt Konferenca e Bujanit, mbledhje themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit.

Hafëz Ali Korça

Në Kavajë u nda nga jeta Hafëz Ali Korça, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, mësues, poet e publicist.

Dalja e numrit të parë të gazetës “Zëri i rinisë”.

Doli numri i parë i gazetës “Zëri i rinisë” (1942–1996), gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare, organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë.

Skënder Çeku

Në Qyshk të Pejës lindi Skënder Çeku, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës.

Rrahim Beqiri

Në fshatin Kopernicë të Kamenicës lindi Rrahim Beqiri, veprimtar, dëshmor i luftës në Maqedoninë e Veriut.

Nako Spiru

Në Durrës lindi Nako Spiru, veprimtar politik, një ndër drejtuesit kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të Partisë Komuniste Shqiptare, të Rinisë Komuniste Shqiptare dhe të shtetit shqiptar pas çlirimit.

Avni Mula

Në Gjakovë lindi Avni Mula, këngëtar bariton, kompozitor, Artist i Popullit.

Mustafa Krantja

Në Tiranë u nda nga jeta Mustafa Krantja, dirigjent dhe veprimtar i muzikës, profesor, Artist i Popullit.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Bekim Lumi

U nda nga jeta Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti.
- Advertisement -spot_img

Tonin Harapi

Lazër Jubani

Tahir Sinani