Në Podgoricë u vra pabesisht nga shovinistët malazezë atdhetari Isa Boletini së bashku me dy djemtë, Halilin dhe Hazidin, nipërit, Jonuzin dhe Halitin, dhe tre luftëtarë të tjerë shqiptarë. Ai ishte vetëm 17 vjeç, kur mori pjesë në luftimet që zhvilluan njësitë e “Lidhjes së Prizrenit” kundër forcave osmane. Një ndër themeluesit dhe drejtuesit e “Lidhjes Shqiptare të Pejës” (1899), një ndër organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908). Gjatë Kuvendit të Vlorës (1912) ishte përkrah Ismail Qemalit në ngritjen e flamurit dhe organizoi forcat e armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe të shtetit të rilindur shqiptar. (Në fotografi: Isa Boletini)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2002, faqe 276-279.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




