Karmel Kandreva

Lexo ngjarje:

Më 4 prill 1931, në Shën Japku (San Giaccomo di Cerzeto) i Kalabrisë, lindi Karmel Kandreva (1931–1982), shkrimtar e pedagog arbëresh.  Studioi si autodidakt dhe u dallua si veprimtar i lëvizjes së sotme kulturore e mendore të arbëreshëve të Italisë; dha ndihmesë në lëmin e mësimit të shqipes në ngulimet arbëreshe. Bashkë me Karmine Stamilen botoi edhe një studim të gjerë me titull “Sprovë didaktike në një mjedis dygjuhësh arbëresh” (1979), ku argumentohet e drejta e arbëreshëve për të ruajtur gjuhën amtare dhe për ta mësuar atë në shkollat e tyre. Poezia e Karmel Kandrevës dallohet për tematikën atdhetare dhe freskinë e frymëzimit. Botoi vëllimet poetike: “Shpirti i Arbërit rron” (1976), “Shpirti i Arbërit rron, arbëreshi tregon”, II (1977) dhe “Shpirti i Arbërit rron, vuan dega e hershme”, III (1979). Më 1981 u botua në Tiranë një përmbledhje me vjersha të zgjedhura të Karmel Kandrevës, “Shpirti i Arbërit rron”. (Në fotografi: Ballina e librit “Shpirti i Arbërit rron, vuan dega e hershme”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1105.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img