Kapiten Floran Deliu & toger Donald Hoxha

Lexo ngjarje:

Më 6 prill 2016, humbën jetën gjatë një misioni stërvitor në liqenin e Shkodrës, kapiten Floran Deliu dhe toger Donald Hoxha, Dëshmorë të Atdheut. Dy pilotët ranë në krye të detyrës, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC-145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe. Ata shkëlqyen në profesionalizmin, devocionin dhe pasionin e tyre, për të cilat ata u respektuan, u vlerësuan dhe për të cilat do të kujtohen në të ardhmen. Historia e suksesit të Forcës Ajrore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është shkruar me sakrificat, përkushtimin dhe vetëmohimin e pilotëve dhe ushtarakëve të zotë. Salla kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes mban me emrin e dy dëshmorëve Floran Deliu dhe Donald Hoxha. (Në fotografi: Emërtimi i bazës ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.)

Teksti: https://www.mod.gov.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img