Kajo Karafili

Lexo ngjarje:

U vra në luftë kundër nazistëve gjermanë, në Lis-Patros të Kavajës, Kajo Karafili, Hero i Popullit. Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, komandant partizan. Lindi në Bllacë të Pogradecit. Takimet në Pezë me militantët komunistë Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., ndikuan në formimin e tij si komunist. Është një ndër luftëtarët e parë të çetës antifashiste të Pezës (1940). Organizoi dhe mori pjesë në një varg aksionesh të rëndësishme dhe atentatesh të guximshme në Tiranë, Kavajë etj. Ra në luftë kundër nazistëve gjermanë, në Kavajë, më 10 janar 1944. Emrin e Kajo Karafilit e mbajnë rrugë, shkolla etj. Busti i tij është vendosur në qytetin e Kavajës. (Në fotografi: Kajo Karafili)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1119.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img