Në një aksident trafiku u nda nga jeta Xhavit Ahmeti, kimist, profesor universiteti. Lindi në Përlepnicë të Gjilanit, në vitin 1952. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjilan. Në vitin 1975 kreu studimet për kimi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare dhe tezën e disertacionit e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Zagrebit (1985). Zgjidhet asistent i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës (1975) dhe më pastaj profesor asistent dhe profesor i asociuar. Publikoi punime në revista shkencore dhe mori pjesë me kumtesa në tubime shkencore, projekte etj. Është bashkautor i tekstit universitar “Kimia fizike eksperimentale”. (Në fotografi: Xhavit Ahmeti)
Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 26.
Fotografia: © https://www.voal.ch/tag/xhavit-ahmeti/
Përpunim grafik: AHCF




