Kruno Krstiq

Lexo ngjarje:

Në Zagreb të Kroacisë u nda nga jeta Kruno Krstiq, gjuhëtar, filozof dhe psikolog. Lindi në Arbanas afër qytetit të Zarës të Kroacisë, në vitin 1905. Në vitet 1726 dhe 1733 paraardhësit e tij u vendosën në Arbanas. Më 1926 u diplomua në shkollën e mesme klasike italiane “Gabriele D’Annunzio”, në Zadar. Më pas, nga viti 1926, studioi filozofi me psikologji dhe gjuhë e letërsi italiane në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku edhe u diplomua në vitin 1930 dhe më pas në të njëjtin fakultet, në vitin 1934 mori diplomë për gjuhë dhe letërsi frënge e latine. Mbrojti gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në vitin 1937 me disertacionin “Psikologjia dhe përmbajtja e saj: polimorfizmi perspektiv i lëndës së psikologjisë”. Kruno Krstiq është autor i teksteve të rëndësishme, si “Legjislacioni gjuhësor kroat”, “Hapësira kuptimore e fjalëve”, “Çështja e serbëve”, “Rruga historike e gjuhës letrare kroate” etj., shumica e të cilave u botuan në shtyp në vitet 1941–1942. Është autor i një prej veprave më të më të rëndësishme që dokumentojnë trashëgiminë gjuhësore e kulturore të arbëreshëve të Zarës “Fjalori i të folmes së sotme të arbëreshëve të Zarës”. U nda nga jeta në Zagreb, në vitin 1987. Pas vdekjes, u nderua duke e riemërtuar një shkollë fillore në Zadar, me emrin “Kruna Krstiq”. Në Arbanasi të Zarës është vendosur busti i Kruno Krstiq (Krstić), në kuadër të ditëve të kulturës Arbneshe “Zonja jonë e Loretos” që u mbajtën në muajin maj 2023, me rastin e 297-vjetorit të vendosjes së arbneshëve në Zarë. (Në fotografi: Kruno Krstiq)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://www.matica.hr/knjige/autor/736/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img